Raba Gjoshi | drejtoreshë ekzekutive
Raba Gjoshi është Drejtoresha Ekzekutive e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë që nga fundi i vitit 2009. Ajo më parë ka qenë Koordinatore e Programit të Nismës në Kosovë. Raba ka udhëhequr projektin Udhëtim në Evropë, ka administruar Programin e Granteve të Vogla dhe ka menaxhuar aktivitetet tjera të Nismës në Kosovë.
Raba ka diplomuar në Psikologji në Universitetin e Prishtinës. Para se t’i bashkohet Nismës në Maj 2007, ajo ka qenë aktiviste e rrjetit Nisma Ime dhe ka bërë punë tjera vullnetare gjithashtu.
Besart Lumi | koordinator i programit
Gjatë tri viteve të fundit Besarti ka koordinuar vizitat e rregullta të shkëmbimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit brenda Programit të Vizitave të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.Ai ka koordinuar edhe Programin e Bashkëpunimit Rajonal të Nismës në Kosovë. Aktualisht Besarti koordinon Programin e të Drejtave të Njeriut.
Besarti ka diplomuar në Fakultetin e Filozofisë, në Departamentin e Shkencave Politike. Ai po ashtu, ka përfunduar praktikën në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish Jugosllavi (Tribunali i Hagës), në Hagë. Në Tribunalin e Hagës, Besarti ka qenë pjesë e Ekipit Udhëheqës për Hulumtime në Zyrën e Prokurorit. Përgjegjësitë e tij kryesore në Hagë ishin, të bëjë hulumtimin dhe analizimin e dokumenteve që ishin pjesë e dy projekteve brenda Zyrës së Prokurorit.
Besarti ka diplomuar në Fakultetin e Filozofisë, në Departamentin e Shkencave Politike. Ai po ashtu, ka përfunduar praktikën në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish Jugosllavi (Tribunali i Hagës), në Hagë. Në Tribunalin e Hagës, Besarti ka qenë pjesë e Ekipit Udhëheqës për Hulumtime në Zyrën e Prokurorit. Përgjegjësitë e tij kryesore në Hagë ishin, të bëjë hulumtimin dhe analizimin e dokumenteve që ishin pjesë e dy projekteve brenda Zyrës së Prokurorit.
Valid Zhubi | koordinator i projektit
Valid Zhubi është Koordinator i Projektit në Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë. Ai është përgjegjës për organizimin e Shkollës për Lider të Rinj dhe koordinimin e projekteve tjera brenda Programit për të Rinj dhe Edukim, si dhe administrimin e Programit të Granteve të Vogla të Nismës në Kosovë. Validi ka filluar punën në Nismë si praktikant në vitin 2007. Përveq punës në Nismë, Validi ka punuar edhe si Koordinator i Projekteve për Mental Disability Rights International (MDRI).
Validi ka përfunduar studimet Bachelor në Psikologji, në Universitetin e Prishtinës.
Ferid Murseli | koordinator i projektit
Ferid Murseli është Koordinator i Programit të Vizitave në Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë. Ai udhëheqë Programin e Vizitave Rajonale dhe Vizitave përbrenda Kosovës. Feridi është student i Menaxhmentit në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës.
Para se të angazhohet në Nismë, ai ka punuar në Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale dhe ka qenë aktivist i rrjetit Nisma Ime.
Natyra Avdiu | koordinatore e projektit
Natyra Avdiu është Koordinatore e Projektit për të Drejtat e Njeriut në Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë që nga gushti i viti 2011. Ajo koordinon aktivitete të ndryshme që janë pjesë e Programit për të Drejta e Njeriut, duke përfshirë: implementimin e aktiviteteve të projektit, hulumtimin dhe monitorimin e ligjeve për të drejtat e njeriut në Kosovë.
Natyra ka përfunduar Studimet Juridike Evropiane (LLB) në Universitetin e Southampton-it/Universitetin e Oslo-s. Më herët, ajo ka kryer punë vullnetare për organizata të ndryshme jo-qeveritare në Angli si: BID (Bail for Immigration for Detainees), STAR (Student Action for Refugees) dhe Qendra AIRE (Advice on Individual Rights in Europe). Përveç kësaj, pas përvojës si praktikante në Qendrën Juridike të Kosovës, Natyra ka vendosur të kthehet në Kosovë që të punoj në fushën e të drejtave të njeriut, gjë për të cilën është shumë entuziaste.
Liridon Zeka | asistent i programit
Liridon Zeka është Asistent i Programit i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë. Ai ka koordinuar disa kampanja të rrjetit Nisma Ime, duke përfshirë kampanjën për Promovimin e të Drejtave të Minoriteteve në Kosovë. Ai aktualisht është edhe Koordinator i rrjetit të aktivistëve Nisma Ime dhe Klubit të Debatit Nisma Ime.
Liridoni është student i Juridikut në Universitetin e Prishtinës. Para se t’i bashkohet Nismës në Kosovë, ai ka qenë aktivist i rrjetit Nisma Ime.
Arber Nuhiu | koordinator financiar dhe administrativ
Arber Nuhiu punon si Koordinator Financiar dhe Administrativ në Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë nga prilli i vitit 2010. Ai është duke punuar në sektorin e Shoqërisë Civile që nga viti 1999, kryesisht si Menaxher i Projekteve/Programeve, Menaxher Financiar, si dhe në mbledhjen e fondeve.
Përveç punës së tij të përditshme në sektorin e Shoqërisë Civile, gjatë tri viteve të fundit ai ka qenë i angazhuar edhe si Asistent Teknik për draftimin e buxheteve, planeve të punës, si dhe planeve të Monitorimit dhe Vlerësimit të granteve ndërkombëtare në Ministrinë e Shëndetësisë. Po ashtu, Arbri ka qenë pjesë e ekipit për draftimin e buxheteve, sistemit të punës dhe procesit të Monitorimit dhe Vlerësimit të planeve të ndryshme strategjike kombëtare të Ministrisë së Shëndetësisë.
