Youth initiative for human rights

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (më tutje Nisma) është rrjet rajonal i organizatave Jo-qeveritare me programe në hapësirat e Serbisë, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Nisma është formuar nga të rinjtë nga këto shtete me qëllim të ngritjes së pjesëmarrjes së të rinjve në demokratizimin e shoqërisë dhe fuqizimit të sundimit të ligjit përmes procesit të ballafaqimit me të kaluarën dhe krijimin e lidhjeve të reja progresive në rajonin post-konfliktuoz të ish-Jugosllavisë. Nisma është themeluar në vitin 2003 dhe më shumë se 30 njerëz punojnë në projekte të ndryshme në baza ditore.

Në punën e organizatës përfshihen gjithashtu qindra aktivist. Misioni i Nismës është të mbrohen viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut, të krijoj lidhje të reja në rajon te gjeneratat e pas luftës, si dhe përfshirja e të rinjve në procesin e drejtësisë tranzicionale, nëpërmjet promovimit të së vërtetës për luftërat në ish Jugosllavi.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut promovon të vërtetën, drejtësinë, përgjegjësinë dhe barazisë si vlera themelore. Nisma ka zyret e veta në Beograd, Prishtinë, Podgoricë, Zagreb dhe Sarajevë. Nisma e të Rinjve për të Drejtat e njeriut në Kosovës ka tri Programe: Ballafaqimin me të Kaluarën, të Drejtat e Njeriut dhe Programin për të Rinj.