-
16.
1.
2012.
YIHR KS Raporti Vjetor 2011
Në vitin 2011, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë ka organizuar një numër të madh aktivitetesh të cilat kanë pasur një ndikim efikas në adresimin e çështjeve dhe problemeve të rëndësishme në shoqërinë kosovare. Në të njëjtën kohë, Nisma ka ngritur kapacitetet e saj duke rekrutuar njerëz të ri në mënyrë që të freskoj dhe të shtyj më tej punën e organizatës
Shkarko PDF
-
19.
12.
2011.
Ligji Kundër Diskriminimit në Kosovë: shtatë vite pas
Objektivat e këtij raporti janë, së pari, të promovojë dhe informojë lidhur me mbrojtjen që ofron Ligji Kundër Diskriminimit dhe të kontribuojë me shembuj konkret të rasteve kundër diskriminimit në arenën ndërkombëtare, si dhe në instanca tjera ku janë ngritur çështje në ngjashme me ato në Kosovë3. Së dyti, të shqyrtojë zbatimin e Ligjit Kundër Diskriminimit të vitit 2004
-
10.
10.
2011.
Raporti i progresit: Made in Kosova 2011
Vitin e kaluar në pritje të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, disa organizata të shoqërisë civile përgatitën versionin e parë kosovar të raportit të progresit i cili e reflektoi vlerësimin dhe pikëpamjen vendore mbi progresin në Kosovë. Qëllimi i këtij produkti, që ishte unik për shtetet që e marrin Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian, ishte që të ofrohej një pasqyrë alternative ndaj progresit (ku hyjnë edhe stagnimi dhe regresi) në Kosovë, duke reflektuar pikëpamjen dhe vlerësimin e organizatave të shoqërisë civile kosovare mbi fushat esenciale të qeverisjes shtetërore. Edhe këtë vit, organizatat e shoqërisë civile kanë përgatitur një raport të tillë. Ky raport vlerëson periudhën tetor 2010 - tetor 2011 dhe mbulon këto fusha: "Marrëdhëniet Kosovë - rajon - BE", "Progresin politik dhe institucional (konsolidimi i institucioneve, zgjedhjet, sundimi i ligjit, qeverisja lokale, lufta kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe mbrojta e minoriteteve)", dhe "Progresin ekonomik (politikat ekonomike, tregtia e jashtme, sektori financiar)".
Shkarko PDF
-
17.
1.
2011.
YIHR KS - Raporti vjetor 2010
Gjatë vitit 2010, YIHR KS ka shënuar një varg aktivitetesh të cilat kanë pasur një ndikim të madh në adresimin e çështjeve dhe problemeve të rëndësishme në shoqërisë Kosovare. Krahas zhvillimit të këtyre aktiviteteve, YIHR KS ka zhvilluar kapacitetet e veta ekzistuese dhe ka përfshirë njerëz të ri që të freskojë dhe të shtyjë më tej punën e organizatës. Ky raport ka për qëllim që shkurtimisht të prezantojë punën e YIHR-së gjatë vitit 2010.
Shkarko PDF
-
24.
5.
2010.
Tkurrja e Hapësirës Publike - Qeverisja dhe Liria e Shprehjes në Kosovë
Raporti 50 faqësh i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriu (NRDNJ) “Tkurrja e hapësirës publike” shqyrton qeverisjen në Kosovë duke e pare atë në prizmin e lirisë së shprehjes. Dy vjet pas pavarësisë, ky raport shqyrton kualitetin e shtetësisë në konsolidim e sipër, duke ofruar një kontroll të mirëfilltë në dy sfera kryesore: fushën publike dhe atë të ekonomisë.
Shkarko PDF
-
21.
1.
2009.
The Selection Process of the Ombudsperson in Kosovo
The purpose of this report is to provide an overview of the entire selection process so far. The process is still ongoing and, as a result, a list of recommendations has been included at the end of this report, intended to facilitate the final stage of the current, and what will hopefully be the final, selection round
Shkarko PDF
-
16.
1.
2007.
Zbatimi i Ligjit Kundër Diskriminimit [2007]
Miratimi i ligjit gjithëpërfshirës kundër diskriminimit të hartuar në pajtim me standardet më të larta të mbrojtjes së barazisë do të ishte padyshim një hap i madh për çdo shoqëri. E njëjta mund të thuhet në lidhje me situatën aktuale në Kosovë. Miratimi i një ligji të avancuar kundër diskriminimit në një shoqëri post-konfliktuale dhe akoma të ndarë në vija etnike do të kishte rëndësi të madhe për rrugëtimin e sigurt drejt lirisë dhe stabilitetit në shoqëri.
Shkarko PDF
-
6.
12.
2006.
Shoqëritë e Dhunshme në Tranzicion III - Dialogu alternativ Kosovë - Serbi
Në vitin kur po i kushtohet një vëmendje e madhe statusit të Kosovës, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me fondacionin Heinrich Böll, është përqendruar në «ditën më pas». Në këtë aspekt, shumë ekspertë dhe eksperte kanë ofruar analizat dhe rekomandimet e tyre konkrete për fusha të ndryshme, si e të drejtave të pakicave dhe barazisë gjinore, deri te vlerat evropiane të shoqërisë civile dhe shtetit ligjor. Janë mbajtur dy debate me temën «Kosova dhe Serbia – një ditë më pas» në Beograd dhe Prishtinë, gjatë të cilëve autorët dhe autoret e këtyre teksteve kanë paraqitur idetë e tyre dhe kishin diskutuar në lidhje me vendosjen e një dialogu ndryshe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, të rinjtë nga Kosova dhe Serbia, studentë/e dhe aktivistë/e janë njoftuar dhe kanë diskutuar përmes punëtorive, ku ata kanë paraqitur qëndrimet e tyre dhe kanë diskutuar për paragjykimet ekzistuese si dhe për rolin e tyre në shoqëri dhe përgjegjësinë të cilën duhet ta marrin përsipër.
Shkarko PDF
-
31.
10.
2006.
Raporti mbi Mediat e Shkruara të Kosovës [Gusht - Tetor 2006]
Gjatë periudhës nga 1 gushti deri më 15 tetor, Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut (YIHR) ka monitoruar tetë gazeta ditore të Kosovës. Gazetat e monitoruara janë, "Koha Ditore", "Express", "Zëri", "Kosova Sot", "Bota Sot", "Epoka e Re", "Lajm", "Iliria Post" dhe "Pavarësia News". Monitorimit i këtyre mediave nga ana e YIHR-së ka këto qëllime. E para, të ekzaminoj mbulimin që mediat ia bëjnë një numri të caktuar të çështjeve; çështje të cilat konsiderohen relevante për opinionin publik dhe për shoqërinë kosovare. E dyta, të hetoj dhe ekzaminoj efektet që mund të kenë për opinionin publik një këndvështrim i caktuar i të raportuarit nga ana e mediave.
Shkarko PDF
-
29.
9.
2006.
Raportimi i Mediave të Shkruara të Serbisë për Kosovën [Qershor – Shtator 2006]
Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut ka analizuar nga 15 qershori deri më 15 shtator 2006 raportimin e 14 mediave të shkruara me tirazhin dhe ndikimin më të madh në Serbi. Fjala është për gazetat ditore: "Politika", "Kurir", "Blic", "Veçernje novosti", "Glas Javnosti", "Press", "Danas" dhe "Dnevnik", si dhe të përjavshmet "NIN", "Vreme", "Svedok", "Ekonomist", "Evropa" dhe "Nedeljni telegraf".
Shkarko PDF
-
30.
6.
2006.
Raportimi i Mediave të Shkruara të Kosovës mbi Dialogun Prishtinë - Beograd dhe Çështjet Sociale [mars - korrik 2006]
Gjatë periudhës nga 15 marsi deri më 15 korrik, Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut (YIHR) ka monitoruar tetë gazeta ditore të Kosovës. Këto gazeta janë, "Koha Ditore", "Express", "Zëri", "Kosova Sot", "Bota Sot", "Epoka e Re", "Lajm", dhe "Iliria Post". Qëllimi i YIHR-së ka qenë që të ekzaminojë mbulimin që mediat ia bëjnë një numri të çështjeve, mënyra se si paraqiten lajmet dhe të analizojë se si mund të kuptohen dhe interpretohen ato mënyra nga opinioni.
Shkarko PDF
-
14.
12.
2005.
Shoqëritë e Dhunshme në Tranzicion II - Dialogu alternativ Kosovë - Serbi
Me publikimin “Shoqëritë e dhunshme në tranzicion II”, Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut dokumenton vazhdimin e punës së forumit të të rinjve në kuadër të dialogut alternativ Kosovë – Serbi. Në fillim të vitit 2004, në bashkëpunim me Fondacionin Heinrich Böll kemi filluar me bisedat e të rinjve nga Kosova dhe Serbia. Në vitin 2004, në Mal të Zi është organizuar konferenca dhe është botuar publikimi i kësaj konference. Programin e këtij viti e ka përshkruar shkëmbimi i studentëve dhe aktivistëve të rinj nga Kosova dhe Serbia si dhe konferenca e mbajtur në Prishtinë në fillim të tetorit, në vitin 2005.
Shkarko PDF
-
15.
7.
2005.
Gazetarët mund t'ia dalin mbanë
Ky publikim që gjendet para jush, ju paraqet një pasqyrë të mediave të shtypura sot, përmes analizës dhe ngjarjeve me rëndësi në shtypin e Kosovës dhe Serbisë, por edhe do të paraqesë projektin, të cilin Nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut e ka inicuar në bashkëpunim me gazetarët-partnerë, në mënyrë që të ngriten ura midis mediave të Serbisë dhe të Kosovës. Rrezultatet kanë treguar se tekstet pozitive që bartin me vete fakte dhe jo konstruktet, që bazohen në informata dhe jo në politikë, paraqesin një hap pozitiv.
Shkarko PDF
