Arkiva e lajmeve
-
20.
2.
2012.
Simulimi i Këshillit të BE-së - Thirrje për aplikim
Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë fillojnë pranimin e aplikacioneve për programin e trajnimit, punëtorisë jashtë Prishtinës dhe realizimit të “Simulimit të Këshillit të BE-së” i cili do të mbahet gjatë muajit mars, 2012
-
10.
2.
2012.
Thirrje për drejtësi
Në përvjetorin e pestë të vrasjes së paligjshme dhe të padrejtë të Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, ne, organizatat e poshtë nënshkruara, bëjmë thirrje për drejtësi nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë dhe nga institucionet e Kosovës.
-
2.
2.
2012.
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë dhe Rrjeti i Grupeve te Grave të Kosovës denojnë diskriminimin gjinor në Kosovë
Së fundmi, autoriteti më i lartë legjislativ në Kosovë, Kuvendi, nëpërmjet veprimeve të veta dhe të deputetëve ka dëshmuar pikërisht kulturën e diskriminimit gjinor e cila vazhdon të ekzistojë në Kosovë. Përveç kësaj, veprimet e tilla poashtu tregojnë shpërfillje të plotë të rendit kushtetues, obligimeve ndërkombëtare dhe kornizës ligjore, në të cilat Kuvendi ka kontribuar në lidhje me diskriminimin dhe posaçërisht me atë gjinor. Në mënyrë të ngjashme, organet e arsimit publik siç është Universiteti i Prishtinës nëpërmjet shpalljeve të tyre publike tregojnë kulturën diskriminuese gjinore e cila ekziston brenda këtij institucioni.
-
27.
1.
2012.
Liria e shprehjes në Kosovë
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut u bën thirrje autoriteteve që të bëjnë ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës në lidhje me këtë sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që gazetarët të mos pengohen për të ushtruar profesionin e tyre rreth informimit të qytetarëve të Kosovës në lidhje me çështjet e rëndësisë publike. Përveç kësaj, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut shfrytëzon rastin që t’ua përkujtojë institucioneve qeverisëse se garantimi i lirisë së shprehjes është obligim negativ i cili i obligon zyrtarët qeveritarë për t’u përmbajtur nga ndërhyrja në fjalën e lirë.
-
27.
12.
2011.
Shkolla për Liderë të Rinj 3 - Ftesë për aplikim
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë shpallë ftesë për aplikim në Shkollën për Liderë të Rinj – gjenerata e III-të, e cila do të mbahet nga shkurti deri në prill 2012, në Prishtinë, Kosovë
-
14.
12.
2011.
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë publikoi raportin: Ligji Kundër Diskriminimit në Kosovë – Shtatë vite pas
Publikimi i raportit mbi zbatimin e Ligjit Kundër Diskriminimit në Kosovë u realizua gjatë një konference të mbajtur më 14 dhjetor 2011 në Hotel Sirius në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, organeve të pavarura, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile
-
12.
12.
2011.
YIHR në Kosovë organizoi turneun e debatit “Prishtina Open”
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë ka organizuar turneun e debatit të formatin Karl Popper “Prishtina Open”
-
3.
12.
2011.
Nisma fillon kampanjën për të drejtat e njeriut “Ne t’gjithë kemi lind t’lirë dhe t’barabartë”
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) dhe rrjeti i aktivistëve Nisma Ime organizojnë kampanjë rreth shënimit të përvjetorit të 63-të të nënshkrimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut
-
7.
11.
2011.
Të rinjtë nga Beogradi vizitojnë Prishtinën
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në kuadër të Programit të Vizitave, ka sjellur për vizitë tre ditore në Prishtinë gjashtë student nga Beogradi.
-
31.
10.
2011.
U mbajt trajnimi mbi Ligjin Kundër-Diskriminimit
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, me përkrahjen e Civil Rights Defenders, organizoi trajnimin mbi Ligjin Kundër-Diskriminimit të mbajtur më 27 - 30 tetor 2011
- 1 2 3 ... Poslednja ►
