Raporti i progresit: Made in Kosova 2011
10. 10. 2011.Vitin e kaluar në pritje të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, disa organizata të shoqërisë civile përgatitën versionin e parë kosovar të raportit të progresit i cili e reflektoi vlerësimin dhe pikëpamjen vendore mbi progresin në Kosovë. Qëllimi i këtij produkti, që ishte unik për shtetet që e marrin Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian, ishte që të ofrohej një pasqyrë alternative ndaj progresit (ku hyjnë edhe stagnimi dhe regresi) në Kosovë, duke reflektuar pikëpamjen dhe vlerësimin e organizatave të shoqërisë civile kosovare mbi fushat esenciale të qeverisjes shtetërore.
Edhe këtë vit, organizatat e shoqërisë civile kanë përgatitur një raport të tillë. Ky raport vlerëson periudhën tetor 2010 - tetor 2011 dhe mbulon këto fusha: "Marrëdhëniet Kosovë - rajon - BE", "Progresin politik dhe institucional (konsolidimi i institucioneve, zgjedhjet, sundimi i ligjit, qeverisja lokale, lufta kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe mbrojta e minoriteteve)", dhe "Progresin ekonomik (politikat ekonomike, tregtia e jashtme, sektori financiar)".
Shkarko PDF