Arkivi
Evropa më afër
10. 8. 2011.Burimi: Express Online
15 studentë po përgatiteshin të niseshin për “Udhëtim në Evropë” (Travel to Europe). Udhëtimi ishte pjesë e projektit të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, që për një muaj studentët më të dalluar kosovarë në vitin e fundit të studimeve të njiheshin nga afër me Evropën. 9 korriku ishte data e nisjes, e stacioni i parë, Berlini.
Për shumëkënd ishte kjo hera e parë e daljes jashtë vendit.
“Është mundësi shumë e mirë që të udhëtosh për një muaj në Evropë. Për mua kjo është hera e parë që dal jashtë vendit”, shprehej Edon Bajrami, që ishte pjesë e grupit të studentëve kosovarë.
Stacioni i dytë ishte Holanda, gjegjësisht qyteti që të rinjtë ishin kureshtarë ta shihnin – Amsterdami, një qytet përplot kanale, shtëpi të vjetra, atmosferë...
Belgjika ndërkaq doli të ishte ndër shtetet që la mbresa të thella tek të rinjtë. Ishte qyteti Brygge, i cili karakterizohej me një arkitekturë të vjetër përgjatë gjithë shtrirjes së tij, që u përfol më së tepërmi nga studentët. Në këtë qytet, përveç bukurive arkitektonike, mund të bëheshe edhe pjesë e muzeve dhe galerive të njohura të vendit, njëra nga të cilat mban emrin e artistit surrealist, Salvador Dali. Sado e bukur ishte ecja rrugëve të Brygge, i paharruar mbeti edhe lundrimi me anije, me të cilat kaloje përgjatë gjithë qytetit dhe shumë shpesh shihje jetën e zakonshme të familjeve që jetonin mbi ujë.
Megjithatë, Franca ishte vendi ku të rinjtë shpenzuan më shumë kohë për t’u njohur me atraksionet edhe për t’u argëtuar. Muzeu i Louvre’it është, pa asnjë dyshim, ndër vendet më të jashtëzakonshme. Aty ndjeje nga afër punën e artistëve më të mëdhenj botërorë. Secili nga kosovarët u ndje disi i veçantë. Të gjendesh përballë pikturave si Mona Liza, e Leonardo da Vincit, ose veprave të tjera të artistëve, si Raphael, Botticelli, El Greco, Goya Velazquez,etj, të krijonte dy emocione: të madhështisë së tyre dhe të përjetësisë së asaj që krijuan. Gjithçka që lidhet me artin ishte aty, që nga antika e deri tek veprat e llojllojshme të artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Muzeu të mahnitë edhe me madhësinë e tij. Është aq i madh, sa të duhet tepër shumë kohë për ta parë dhe përjetuar të tërin. Kosovarët, megjithatë, ishin me fat, sepse gjatë vizitës në Louvre, në galerinë nën piramidën e xhamtë po mbaheshin ekspozitat e dy artistëve të mëdhenj, Rembrandt dhe La Fontain. E papërsëritshme...
Qyteti i Parisit, natyrisht se ishte një tregim në vete, ndonëse duket se Kulla e Eifel’it është ajo që do të mbetet e veçanta e tij për të rinjtë kosovarë.
E Franca nuk mbaroi me kaq, ngase rrugëtimi pastaj vazhdoi drejt bregdetit. Nica ishte vendi ku studentët kosovarë qëndruan për disa ditë për të shijuar gjithë bukuritë bregdetare që i gjeje rreth e rrotull. Deti e lidhte Nica’n me Monaco’n dhe Cannes.
Kazinotë luksoze të Monaco’s, objekti ku mbahet festivali filmik i Cannes dhe hapësira të tjera të bukura e përmbyllën përshtypjen për Francën.
“Ky udhëtim për mua është një përvojë e veçantë. Kam udhëtuar edhe më herët dhe kam parë qytetet të bukura, por asnjëherë kaq shumë sa kam parë këto javë”, shprehej Arianit Pajaziti, derisa po i kujtonte përjetimet.
Italia ndau grupin nga Prishtina, ndonëse së bashku vizituan Milanon dhe pasuritë e tij kulturore, secili mund të vendoste se si do të kalonte pjesën e mbetur të kohës. Për dikë Austria do të ishte stacioni i fundit, për pjesën tjetër Sllovenia, e të tjetër tashmë po ktheheshin në Kosovë.
Atje, do të vazhdojnë me rutinën e përditshme, përderisa udhëtimi njëmujor do t’iu mbetet një eksperiencë vërtet e veçantë. Një njohje e shkurtër me Evropën dhe kulturën e saj.