Arkivi
Të rinjtë kosovarë thyejnë kufijtë me “Eurotrip”
13. 7. 2011.Burimi: KOHA.net
Berlin, 13 korrik - Një grup prej pesëmbëdhjetë të rinjsh nga Kosova ka “thyer” murin që rrethon shtetin e tyre i njohur si regjim i vizave. Ata i janë bashkuar “brigadës” që ka bashkuar më shumë se 150 studentë nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor në “Eurotrip”. Më “Udhëtimi në Evropë” për një muaj do të pushtojnë kryeqendrat e Kontinentit të Vjetër. Një çantë me pak rroba dhe një hartë e Evropës është pothuajse krejt çka kanë me vete këta aventurierë. I mbështetur nga Balkan Trust for Democracy, i organizuar nga Robert Bosch Stiftung në Gjermani, stacioni i parë i kësaj ekspedite ka qenë Berlini. Një konferencë mirëseardhjeje bashkë me një ligjëratë për “Revolucionin e kufijve të Evropës” e mbajtur nga Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka qenë pikënisje e itinerarit. Ajo i ka lënë vend asaj që është quajtur “City Rally”. Të ndarë në 16 grupe, të përzier sipas nacionaliteteve, të rinjtë e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë për tri orë të ditës së hënë kanë shëtitur Berlinin. Ata kanë pasur një detyrë: të zbulojnë histori të monumenteve qendrore të Berlinit, në mënyrë sa më kreative të krijojnë tri ngjyrat e flamurit të Gjermanisë, e krejt këtë ta dokumentojnë me fotografi. Ideja qendrore e saj është të rrisë bashkëpunimin dhe komunikimin mes të rinjve të shteteve përkatëse. Bashkë edhe me “protestën” për regjimin e vizave për këto shtete - ndonëse aktualisht vetëm Kosova ka mbetur jashtë procesit të liberalizimit - ky projekt organizohet tash pesë vjet. Vetë pjesëmarrësit e sivjetshëm japin motivet shtesë pse kanë dashur të jenë pjesë e projektit.
“Dua ta shoh Evropën. Po ashtu këtu ka njerëz të rinj nga gjithë Ballkani, që është shumë mirë për mua”, ka qenë i shkurt në arsyen e tij kosovari Drilon Potera (23).
Pyetjen se pse kanë qenë të intriguar të jenë pjesë e këtij projekti e ka bërë edhe vet, Filip Vojvodic, nga Balkan Trust for Democracy.
Serbi, Milosh Davidoviq (23), për të cilin është hera e parë që shkel Evropën, ka një përgjigje për qytetin e parë që po shihte me “Udhëtimin në Evropë”.
“Berlini është gjëja më e bukur që kam parë në jetë”, ka thënë ai.
Njëzetetre vjeçarja nga Shqipëria, që dëshiron të njihet thjeshtë si Enxhi, ka thënë se mezi pret të sheh edhe qytetet tjera. Por ka pasur një frikë.
“Ndoshta qytetet tjera nuk do të jenë kaq të bukura sa Berlini”, ka thënë ajo, për të cilën po ashtu është hera e parë që del jashtë kufijve të Ballkanit.
Berlini, thotë se ia ka hapur sytë edhe Sellma Zulliqit nga Bosnjë-Hercegovina. Por në këtë takim ajo sheh edhe një tjetër të mirë.
“Kemi mundësi të njohim njerëz të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Do të shohim mundësitë e bashkëpunimeve rajonale pas këtij organizimi”, ka thënë Zulliq.
Bazuar pak në aktivitetin e “City Relly”, e më shumë në organizimin tre ditor në Berlin, Paul-Georg Friedrich, nga Robert Bosch Stiftung ka thënë se po japin një shembull.
“Ajo që ju keni bërë këto ditë këtu, shpresojmë të jetë shembull për bashkëpunim rajonal në mes të vet shteteve të juaja”, ka thanë Friedrich. Ai nuk ka kursyer edhe një lëvdatë për më shumë se 150 të rinj që kishte përballë.
“Shtetet e juaja duhet të jenë krenare për ‘përfaqësuesit’ e vet këtu”, u ka thënë ai.
E Valid Zhubi, nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, partneri lokal në Kosovë për organizimin e këtij projekti, thotë se nuk ka qenë aspak e lehtë që të zgjidhet këta “përfaqësues”.
“Marrë parasysh se një numër i madh i të rinjve dhe studentëve të Kosovës janë të interesuar që të shfrytëzojnë një mundësi që u siguron atyre vizë dhe disa shpenzime të tjera, nuk ka qenë aspak e lehtë që të bëhet përzgjedhja”, ka thënë Zhubi. Më shumë se 60 vetë kishin aplikuar për të qenë pjesë e ekspeditës, me kritere të rrepta që nënkupton notë të mirë mesatare gjatë studimeve, si dhe të jetë absolvent në cilindo nga Universitetet në Kosovë.
Viza, sipas Zhubit, është një barrierë me të cilën preokupohen ende fatkeqësisht të rinj e Kosovës. Sigurimi i saj, bashkë me një biletë të trenit “Interrale” me të cilën mund të udhëtohet në secilin vend të Schengenit pa para shtesë, një kartë të studentit internacional me të cilin mund të përgjysmohen çmimet gjithandej, dhe një shumë modeste e parave që ata kanë marrë, Zhubi e konsideron një shans jetësor për të rinjtë e Kosovës.
“Kjo me siguri për shumë prej nesh do të jetë hera e vetme në jetë që në një grup të organizuar do të udhëtojmë në Schengen zonë”, ka thënë ai. “Është një mundësi që të rinjtë tanë t’i kalojnë pushimet verore, njësoj sikur bashkëmoshatarët e tyre evropian”, ka shtuar Zhubi.
Pas Berlinit të gjitha grupet janë të lirë të udhëtojnë kudo në Schengen zonë. Ndonëse në vizën për kosovarët në kllapa është shënuar në minus Spanja, Sllovakia dhe Greqia, si vende ku ata nuk mund të shkelin, grupi nga Kosova tashmë ka bërë itinerarin. Treni për Amsterdam të Holandës është rruga që ata kanë marrë herët në mëngjesin e së martës. Brukseli, Parisi, Gjeneva, Roma disa nga qytet që të rinjtë kanë në hartë.
Zhubi është optimist që grupi nuk do të ndahet, sado që duke mos u njohur më parë bashkë mund të kenë qejfe të ndryshme nga njëri-tjetri. Fundja udhëtimi, që mbase ndodh një herë në jetë, është tepër personal.