YIHR KS Raporti Vjetor 2011
16. 1. 2012.Në vitin 2011, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (Nisma) ka organizuar një numër të madh aktivitetesh të cilat kanë pasur një ndikim efikas në adresimin e çështjeve dhe problemeve të rëndësishme në shoqërinë kosovare. Në të njëjtën kohë, Nisma ka ngritur kapacitetet e saj duke rekrutuar njerëz të ri në mënyrë që të freskoj dhe të shtyj më tej punën e organizatës.
Gjatë këtij viti, Nisma në Kosovë ka konsoliduar strukturën e saj udhëheqëse. Në mbledhjen e Kuvendit të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë, më 3 gusht 2011 është miratuar statuti, strategjia e punës, është konstituuar Bordi Udhëheqës si dhe është zgjedhur Drejtoresha Ekzekutive e organizatës.
Ky raport, do të paraqes përmbledhjen e aktiviteteve të realizuara nga Nisma gjatë vitit 2011 të cilat ishin të strukturuara në këto programe:
- Programi i të Drejtave të Njeriut
- Programi i Bashkëpunimit Rajonal dhe Ballafaqimit me të Kaluarën
- Programi për të Rinj: Edukimi dhe Aktivizmi
- Programi i Granteve të Vogla
Qindra pjesëmarrës të profileve të ndryshme kanë kaluar nëpër projektet e realizuara gjatë këtij viti. Mbi 200 aktivistë u angazhuan në fushata dhe aksione të ndryshme të rrjetit të aktivistëve “Nisma Ime”; rreth 90 të rinj shqiptarë dhe serbë morën pjesë në programin e vizitave brenda Kosovës; 15 të rinj udhëtuan për herë të parë në shtetet e Bashkimit Evropian; 21 studentë përfunduan Shkollën për Liderë të Rinj; rreth 50 të rinj të profileve të ndryshme nga Kosova dhe Serbia vizituan për herë të parë në jetën e tyre vendet respektive, si dhe afro 150 të rinj morën pjesë në konferencën rajonale “LinKS”; rreth 100 të rinj kaluan nëpër programin e debatit të formatit Karl Poper; 2 studentë nga Kosova përfunduan praktikën në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi në Hagë; si dhe qindra të rinj u angazhuan në projekte të ndryshme të cilat Nisma i ka përkrahur nëpërmjet Programit të Granteve të Vogla.
Viti 2011 u përmbyll me shumë sukses me Kampanjën për të Drejtat e Njeriut dhe publikimin e Raportit mbi implementimin e Ligjit Kundër Diskriminimit.
Shkarko PDF